Konflikt për pronën në Shkodër, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Shkodër, njëri prej të cilëve me pistoletë, pas një konflikti për pronën.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.