Konsiderohet shtyrja e zgjedhjeve, Kosova shqyrton aplikimin e dozës së tretë, masat nuk zbuten

Tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit. Kështu konfirmoi kryeministri, Albin Kurti, i cili gjatë mbledhjes së qeverisë shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të dashurit e tyre nga pandemia koronavirus.

“I bëj thirrje secilit qytetarë të Kosovës të vaksinohet sepse kjo është arma për parandalimin e Covid 19”, u shpreh Albin Kurti.

Pavarësisht, rënies së rasteve ditore, Kosova nuk do të lehtësojë kufizimet.

“Nuk do të ketë lirim të masave në asnjë mënyrë deri sa kemi një situatë epidemiologjike të brishtë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Pavarësisht se ende nuk është vaksinuar pjesa më e madhe e qytetarëve, qeveria e Kosovës thotë se autoritetet shëndetësore po shqyrtojnëaplikimin e dozës së tretë përforcuese.

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë, sipas rekomandimeve të fundit që na ka ardhur nga IKShPK, kurdo që shihet e domosdoshme. Sidomos kjo vlen për grupet e ndjeshme të popullatës. Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave të tjera për vitin tjetër.”

Një koment pati edhe për zërat lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

“Ky është një vendim që do të merret pas konsultave me ekspertët dhe IKShPK-në.”Ndërkohë, shtyrja e zgjedhjeve është kundërshtuar dhe kritikuar si opsion nga opozita në Kosovë.