Kosova shpërdoron, Spanja përfiton dhe e mposht

Spanja 1100x620

Një Kosovë plot vullnet por e paqartë në realizimin final mundet nga Spanja me rezultatin 0-2 në “Fadil Vokrri”, ku  lojtarët e “la Roja” treguan më së miri cinizmin e një ekipi të madh.

Deri në minutën e 32-të, kur shënoi Fornals falë një aksioni të shkëlqyer, rastet më të mira ishin ato të Dardanëve, por veçanërisht Rashica nuk u tregua mjaftueshëm i ftohtë, vetëm me portierin.  

Vedat Muriqi shpërdoroi disa raste në pjesën e dytë

E njëjta histori përsëritet edhe në pjesën e dytë, ku protagonist në negativ ishte Muriqi qëshpërdoroi disa raste.

Spanjollët dyfishuan në minutën e fundit falë një aksioni konfuz ku mbrojtja kosovare nuk është perfekte, dhe përfiton Ferran Torres.