Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kosovë, vritet kandidati për kryebashkiak

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 22:56 | Kosova

Një konflikt i armatosur në Pejë i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve ishte kandidat për kryebashkiak të këtij qyteti.

Sipas “Kosova Press”, bëhet fjalë për Astrit Ademaj, kandidati i PDK-së për Pejën.

Viktima tjetër është Blerand Kadriaj, ish-kandidat i PDK-së për kryebashkiak të Deçanit.

Reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës:

Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani