Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kualifikueset e Botërorit, goleada për Italinë dhe Gjermaninë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 23:13 | Futboll
Kualifikueset e Botërorit, goleada për Italinë dhe

Moise Kean dhe Giacomo Raspadori nuk zhgënjyen për Italinë, në fitoren 5-0 të kampionëve në fuqi të Evropës ndaj Lituanisë.

Gjithçka u zgjidh në pjesën e parë, pasi pikërisht sulmuesi i Juventusit zhbllokoi sfidën në minutën e 11 dhe arriti të shënojë edhe golin e katërt, ndërsa talenti i Sassuolos, Raspadori, provokoi autogolin e miqve dhe shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes. Në pjesën e dytë shënoi edhe mbrojtësi i Napolit, Di Lorenzo, duke vulosur suksesin 5-0 të Italisë, që forcon pozitat në krye të renditjes me 14 pikë, 6 më tepër se Zvicra, që nuk shkoi përtej barazimit pa gola në transfertë, ndaj Irlandës së veriut.

Ndërkohë, edhe Gjermania fitoi 4-0 në transfertë ndaj Islandës, falë golave të Gnabry, Rudiger, Sane dhe Werner. Me tre fitore në po kaq ndeshje nën drejtimin e Hansi Flick, Gjermania konsolidon pozitat në krye të grupit me plot 15 pikë, 4 më tepër se Armenia që është ndjekësja më e afërt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë