Mbetjet e të ashtuquajturit “Çlirimi i dytë i Shqipërisë”, Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, vijojnë edhe sot që janë rrënoja, të ndotin dhe kontaminojnë tokën dhe bimët.
Lënia pa asnjë trajtim e këtyre godinave të braktisura së bashku me mbetjet nga koha kur dikur punohej, ka bërë që jo vetëm zona përreth, por edhe ujërat e lumit Shkumbin të ndoten duke çuar elemente të dëmshme edhe në tokat që përdorin ujin e këtij lumi për vaditje.
Ekspertët e mjedisit shpjegojnë atë çfarë ndodh aktualisht nën këto rrënoja. Të njëjtin shqetësim kanë edhe banorët e zonës.
Sikur të mos mjaftojë kontaminimi i tokës dhe ujërave, ndotja vijon edhe sot nga ajri, si pasojë e papërgjegjshmërisë së subjekteve që operojnë dhe inekzistencës së strukturave që duhet të kontrollojnë emetimin e gazrave.
Ndotja e ajrit dhe e tokës është një nga arsyet që zona ka filluar të shpopullohet. (A2 Televizion)