Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Merr flakë spitali i Tetovës, 10 viktima

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 22:25 | Ballkani

Një zjarr i madh ka përfshirë Spitalin e Tetovës ku trajtohen pacientët e prekur me koronavirus. Mediat maqedonase raportojnë për 10 viktima.

Ministria e shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka identifikuar 10 viktima në mesin e personave që po mjekoheshin në spitalin mobil në Tetovë.

"Zjarri është tashmë i shuar dhe ekipet po mobilizohen për të ndihmuar. Personat që kanë nevojë për ndihmë mjekësore më urgjente po transportohen në Shkup" 

Mendohet të ketë viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësor.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e pranishme në vendngjarje ka deklaruar se, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe pas disa shpërthimeve.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë