Ndikimi i pandemisë, situatë e paqartë për tregtinë, operatorët po punojnë me dy skenarë

Pandemia e COVID 19 po mban të paraqartë situatën në sektorin e tregtisë, pas një ecurie të mirë gjatë periudhës së verës.

Operatorët e tregut po punojnë me dy skenarë, duke marrë parasysh edhe një shtrëngim të mundshëm të kufizimeve të orareve, cka do të ndikonte drejtëpërdrejtë në ecurinë e bizneseve të tyre.

Banka e Shqipërisë konstatoi në raportin e fundit të Ndjesisë Ekonomike se besimi në sektorin e tregtisë ka rënë në muajin gusht, kryesisht nga vlerësimet e kompanive për ecurinë aktuale të biznesit të tyre.

Një tjetër faktor që duket se po pengon bizneset e sektorit të tregtisë në këtë moment është edhe fiskalizimi, për shkak të përshtatejes me vështirësi me sistemin, kryesisht të subjekteve të vogla tregtare.