Një afrikane zgjidhet më e bukura e Irlandës

Një punonjëse shëndetësie, është vajza e parë me ngjyrë që u kurorëzua si Miss Irlanda, në 74 vjet që mbahet kompeticioni i më të bukurës së vendit.

Shkencëtarja dhe modelja part-time Pamela Uba mbërriti në Irlandë si një azilkërkuese nga Afrika e Jugut, kur ajo ishte vetëm 7 vjeç.

Ajo u shpall fituesja e konkursit të bukurisë që u mbajt në një ambient të hapur në Cavan.