Pandemia koronavirus, epidemiologu: Shqipëria dhe Kosova ecin symbyllur, nevojiten analiza

“Shqipëria ka kaluar një krizë Covidi më të theksuar më parë dhe ndoshta ka një imunitet më të shtuar sesa Kosova sa i përket periudhës që kemi kaluar. Ndoshta kjo mund të reflektohet te diefncat që reflektohen mes Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por sigurisht që kjo kërkon një analizë më të gjerë”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mesditës në A2 CNN epidemiologu Taulant Muka teksa komentoi rritjen e shifrave të infektimeve në Shqipëri e Kosovë si dhe vdekshmërinë nga koronavirusi.

Epidemiologu u shpreh se turistët e shumtë gjatë verës, por edhe dasmat mund të kenë ndikuar në rritjen e infektimeve.

“Ka pasur një fluks të madh gjatë sezonit të verës dhe kjo mund të kthehet në një situatë më të rëndë epidemiologjike. Po ashtu është edhe periudha e dasmave, megjithatë këto mbetet hipoteza dhe kërkon analiza të detajuara nga autoritetet. Sot, Kosova dhe Shqipëria ecin symbyllur, nuk ka transparencë”, u shpreh Muka.