Përmbytjet përfshijnë spitalin në Meksikë, vdesin 17 pacientë

Publikuar më: 8/9/2021, ora 07:28

Përmbytjet përfshijnë spitalin në Meksikë, vdesin 17 pacientë

Publikuar më: 8/9/2021, ora 07:28

Të paktën 17 pacientë të një spitali humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin e Hidalgos në Meksikë.

Sipas dëshmive, një lumë doli nga shtrati në qytetin e Tulës duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për spitalin. Disa nga viktimat ishin pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtoheshin me oksigjeno-terapi.

Ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë 40 pacientë nga spitali, ndërkohë që një varkë që transportonte guvernatorin e shtetit u përmbys.

Disa orë më pas, guvernatori Omar Fayad reagoi në rrjetet sociale duke thënë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.