Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përmes videos prekëse, Kylie Jenner konfirmon se është shtatzënë për herë të dytë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 10:25 | Aktualitet

Kylie Jenner ka konfirmuar shtatzëninë përmes një video prekëse në Instagram. Ajo dhe reperi Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë.

Video nis me një test shtatzënie, vijon me një vizitë te mjeku dhe përfundon me Stormin duke puthur barkun e 24-vjeçares.

Kylie Jenner nisi një histori dashurie me reperin në prill të vitit 2017. Ata janë prindër të një vajze të quajtur Stormi, shtatzëninë me të cilën e mbajti sekret.

"Shtatzënia ka qenë përvoja më e bukur dhe më fuqizuese e jetës në gjithë jetën time dhe në fakt, do të më mungojë. I vlerësoj miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time që më ndihmuan kaq shumë gjatë kësaj periudhe. Nuk kam ndjerë kurrë dashuri si kjo", shkroi ajo në Instagram pas lindjes së Stormit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani