Përplasen dy varka në Indi, viktima dhe të zhdukur

varka 1100x620

Dy anije janë përplasur dhe njëra prej tyre u përmbys në Indinë verilindore. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ne bordin e tyre ishin të paktën 100 persona, shumica e të cilëve notuan në breg. Sipas raportimeve të mediave një grua ka humbur jetën dhe rreth 20 persona rezultojnë të zhdukur.

Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 në shtetin Assam, ku një nga anijet që po vinte nga Jorhat u përplas me tjetrën që vinte në drejtim të kundërt në lumin Brahmaputra.

Videot e ngarkuara në mediat sociale tregojnë varkën duke u përmbysur pas rrëzimit, pasi disa njerëz përpiqen të kapen, ndërsa të tjerët hidhen në ujë.

Kryeministri Narendra Modi shkroi në Twitter se “po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar pasagjerët”.