Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Problemi i parë mes yjeve të PSG

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 16:23 | Futboll
Problemi i parë mes yjeve të PSG

Konkurrenca e madhe në portë këtë sezon po kthehet në problem për trajnerin e PSG, Mauricio Pochettino.

Aktualisht, portieri më i mirë i Evropianit, Gianluigi Donnarumma, i cili erdhi me parametra zero nga Milani në merkaton e verës, është rezervë, pasi titullari mbetet Keylor Navas.

Portieri nga Kosta Rika ka luajtur në formacion të gjitha ndeshjet e deritanishme të PSG dhe duket se situata nuk do të ndryshojë.

Sipas “L’Equipe”, trajneri argjentinas do të vazhdojë t’i besojë ish-portierit të Real Madrid, ndërkohë që italiani do të “ngrohë” stolin. Donnarumma ende nuk ka shprehur pakënaqësi për këtë, madje stërvitet çdo ditë i qeshur, duke pasur një marrëdhënie të mirë me Navas.

Por, nëse pas disa muajsh ende nuk do të ketë ndryshime, Donnarumma mund të konsiderohet një problem i madh për klubin francez.

Ndërkohë, këtë javë pritet që të debutojë si titullar, pasi Keylor Navas nuk do të kthehet në kohë nga ndeshjet e kombëtareve. Kështu që italiani do të ketë mundësinë e artë për t’i ndryshuar mendim trajnerit Pochettino.

A2 CNN Livestream

Dita jonë