Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, reagon Yuri Kim: Rregullat e qarta dhe lufta ndaj korrupsionit do të rrisin investimet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka komentuar raportin e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit në Shqipëri.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejt mes sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta, përfshi atë të zgjidhjes përfundimtare të çështjes së pronave, gjykatat e pastra dhe procedimi i rregullt i korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane dhe do t’u japë shqiptarëve më shumë mundësi për prosperitet”, shkroi ambasadorja në Twitter.

Në raportin e fundit të Dhomës Amerikane, u tha se besimi i biznesit tek ekonomia ka rënë. Shkak është bërë ndikimi i pandemisë së Covid-19 dhe progresi më i ulët se sa pritej në treguesit kryesorë. Besimi i biznesit në Shqipëri ra me 0,5% në 2021, duke arritur në 37,6, krahasuar me vitin e mëparshëm kur ky tregues ishte 38,1. Rënia e besimit të përgjithshëm të biznesit ishte relativisht e vogël, por e rëndësishme, pasi shënoi nivelin më të ulët të besimit nga bizneset, që nga fillimi i Indeksit në 2012.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019