Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shqipëria, “manita” ndaj San Marinos dhe vendi i dytë në grup

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 22:35 | Futboll

Shqipëria ka fituar 5-0 ndaj San Marinos, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund.

Rey Manaj, në minutën e 32, përfitoi nga një pasim me kokë i Bares në zonë, për të kaluar në avantazh kuqezinjtë. Futbollisti i ri i Spezias e dërgoi topin në rrjetë edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, por VAR-i i anuloi për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, me aktivizimin e Roshit dhe Brojës në vend të Trashit dhe Bajramit, kuqezinjtë gjetën rrugën e rrjetës edhe 4 herë të tjera, me anë të Laçit (58’), Brojës (61’), Hysajt (68’) dhe Uzunit (80’).

Me këtë fitore, shoqëruar me barazimin 1-1 të Polonisë ndaj Anglisë, Shqipëria renditet tashmë në vendin e dytë të Grupit I, me 12 pikë në 6 ndeshje. Grupin e kryeson Anglia me 16 pikë, ndërkohë që në vendin e tretë renditet Polonia (11 pikë), e ndjekur nga Hungaria (10 pikë), ndërsa mbyllin renditjen Andorra (3 pikë) dhe San Marino (0 pikë).

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani