Shtetet në proces zgjerimi, BE aprovon ndihmat prej 14.2 miliardë eurosh

Bashkimi Europian i dha dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Shtetet që do të përfitojnë pergjatë periudhës 2021-2027 jënë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se paketa do të ndihmojë në zbatimin e ereformave, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.

“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore si sundimi i ligjit institucionet demokratike, reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca.”

Thuhet po ashtu se shtrirja dhe i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës sëvazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave kyce.