Tentuan të kultivonin kanabis, pranga 2 vëllezërve në Memaliaj

KANABIS 1100x620

Policia e Tepelenës ka arrestuar 2 vëllezër në zonën e Memaliajt, të cilët po tentonin të kultivonin bimë narkotike.

Në bazë të informacioneve të marra, policia vuri në pranga vëllezërit S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç të cilët po përgatiteshin të mbillnin fidanët me bimë narkotike në fshatin Luftinjë.

Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.