Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ushtarët e trajnuar nga Britania dhe SHBA tashmë luftojnë për talebanët”

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 10:09 | Bota

Një burim nga ushtria britanike bën me dije se shumë ushtarë afganë të trajnuar nga forcat amerikane dhe ato britanike tashmë kanë “dezertuar” dhe luftojnë përkrah talebanëve.

Oficerët e ushtrisë britanike kanë analizuar kohët e fundit disa imazhe të talebanëve që përdorin armatimet e lëna pas dhe kanë vënë re se disa luftëtarë përdorin teknika që i kanë mësuar nga trupat amerikane apo ato të NATO-s.

Burimi i tha “The Times” se ata identifikuan një luftëtar taleban duke përdorur një "gisht të drejtë" mbi këmbëzën e armës. Sipas tij, kjo tregon se ata ishin stërvitur nga forcat perëndimore pasi anëtarët veteranë të talebanëve mbanin kallashnikovin e tyre ''shpenguar''.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ushtarët afganë të trajnuar nga Britania e Madhe dhe SHBA kanë ndërruar anën, burimi ushtarak tha se ka të ngjarë që ata të dezertojnë për të shpëtuar veten.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu