Berisha: Basha nuk kreu atëvrasje politike, por vrau Partinë Demokratike

A duhet të tërhiqet Basha nëse humbet zgjedhjet Berisha  Për të gjitha zhvillimet përgjegjësia baz 1100x620

Sali Berisha u shpreh se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot nuk kreu atëvrasje politike, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike.

“Ky vendim e bën PD-në satelit të Edi Ramës. Basha ka marrë një vendim fatal. Sigurisht që i ka shpëtuar sanksioneve, por Basha i ka dhënë goditje fatale partisë. Lulzim Basha nuk kreu atëvrasje, por kreu vrasjen e Partisë Demokratike”, tha Berisha në “Opinion”.

“Nuk mund të jesh pro-amerikan apo pro-evropian pa sovranitet”, shtoi Berisha.

“Janë me mua shumica e demokratëve, të cilët që të gjithë janë pro-amerikanë sa Lulzim Basha. Nuk mund të konceptoj që në një vend tjetër, mbi baza lobimi korruptiv, të marrë një vendim ndaj një njeriu që ka 8 vite në opozitë”, theksoi Sali Berisha.

“PD-ja do të “ziejë” fuqishëm”, theksoi ish-kryeministri.