Dy ndeshje larg historisë, Djokovic arrin në gjysmëfinale të US Open

Publikuar më: 9/9/2021, ora 14:57
novak djokovic 1024x576

Dy ndeshje larg historisë, Djokovic arrin në gjysmëfinale të US Open

Publikuar më: 9/9/2021, ora 14:57

Vetëm 2 ndeshje, kaq i kanë mbetur Novak Djokovic për të shkruar historinë e tenisit si sportisti më i titulluar i të gjitha kohërave.

Numri një në botë ia doli të kalojë në gjysmëfinalet e US Open, një prej turneve më të rëndësishëm Grand Slem duke mposhtur italianin Mateo Berretini.

Tenistit serb iu desh të përmbyste ndeshjen pasi e pa veten në disavantazh në setin e parë. Me të rimarrë veten, Novak Djokovic mbylli gjithçka shumë shpejt, madje me diferencë përballë italianit.

Në gjysmëfinale për Djokovic do të jetë gjermani Aleksander Zverev, pikërisht ai që mundi dhe la numrin një në botë pa medalje në lojërat olimpike. Krahas hakmarrjes, Djokovic do të kërkojë finalen për të synuar më pas rekordin prej 21 titujsh grand slam, atë që do ta vendoste mbi rivalët e tij historik Rafael Nadal dhe Roger Federer, të cilët nuk mund ta konkurrojnë serbin në këtë turne për shkak dëmtimesh.