Gjobat ndaj partive, të “vegjlit” kërkojnë mëshirë, KAS vë dorën në zemër

Parregullsitë në dorëzimin e raporteve financiare për vitin 2020 ishin shkaku i gjobitjes nga KQZ, por partitë e vogla luajtën kartën e mëshirës para Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, duke kërkuar zbutjen e ndëshkimit.

Në fund rezultoi një lëvizje efikase pasi KAS vuri dorën në zemër duke pranuar pjesërisht kërkesat ankimore të disa prej subjekteve.

Për partinë e Minoritetit Etnik Grek dhe Lëvizjen Demokratike Shqiptare masat administrative u hoqën tërësisht.