Grida Duma dhe Erion Veliaj përballen në gjykatë më 22 shtator

Grida Duma dhe Erion Veliaj perballen ne gjykate me 22 shtator 1100x620

Gjykata e Posaçme shtyn për në 22 shtator përballjen gjyqësore mes Grida Dumës dhe Erion Veliajt, ku deputetja e PD-së ka paditur për shpifje kryebashkiakun.

Në sallë ishin avokatët e tyre, por gjyqtari Erjon Bani kërkoi prezencën e detyrueshme të Dumës dhe Veliajt, për t’i pyetur për zgjidhje me pajtim të çështjes.

Padia e Dumës ka të bëjë me reagimin e Veliajt, pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ndaj tij për lidhje me mafien italiane.

“Në reagimin e tij mbas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike, i akuzuari Erion Veliaj nuk paraqiti asnjë argument për të vërtetuar të kundërtën e deklarimeve të personave të përgjuar nga Antimafia Italiane, të cilët e implikojnë atë drejtpërsëdrejti, por zgjodhi të sulmojë në mënyrën më të ulët znj. Grida Duma duke hedhur akuza të pabaza dhe totalisht të pavërteta”, thuhet ndër të tjera në padi.

Më tej, theksohet se Veliaj e ka quajtur Grida Dumën “trafikante apartamentesh”. “E vetmja gjë e paverifikuar për ne mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes”, ka thënë në atë kohë Veliaj, sipas padisë së Dumës.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019