Grupi i aleatëve të Bashës, Shehi: Opozita me zëra alternativë në Kuvend

Aleatët e Bashës janë duke negociuar për të krijuar grupin e tyre parlametar në Kuvend. Në një intervistë për A2 CNN kreu i lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, njëkohësisht edhe deputet në Tiranë shpjegon se kjo lëvizje synon që opozita të ketë një alternativë zërash në jetën e saj parlamentare.

Për kreun demokrat ka vetëm një kërkesë, të vendosë një perimetër politik për kauzat parlametare që do të çojë në Kuvend, që lejojnë bashkëpunimin, por jo bashkëqeverisje.

Dashamir Shehi thotë se askush nga PD-ja nuk i ka bërë aleatët e vegjël pjesë të një analize për 25 prillin, ndonëse në raportet e demokratëve një pjesë e përgjegjësisë për rezultatin u hidhet mbi kurriz.

Për sa i përket “çështjes Berisha”, Dashamir Shehi mendon se iu takon institucioneve të shprehen, duke shmangur kështu gjykimet personale. Por Lulzim Basha duhet të marrë një vendim politik, pohon kreu i LZHK.

“Berisha, është kapitull i mbyllur.”

Çdo hezitim i lidershipit demokrat në këtë drejtim, sipas Shehit dëmton jo vetëm këtë parti, por të gjithë opozitën.