Incident i ri në Suez, anija bllokoi kanalin për orë të tëra

210329020110 05a suez canal ever given 0328 exlarge 169 1 600x338

Një incident i ri ka ndodhur në Kanalin e Suezit, ku një anije me flamur panamez bllokoi kalimin për disa orë. Kjo u njoftua nga Al Arabiya, duke cituar burime lokale sipas të cilave trafiku rifilloi pas disa orësh.

Anija Coral Crystal, 225 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë, gjatë rrugës për në Sudan ngeci në rërë, duke bërë që të vonohej kalimi i të paktën katër anijeve të tjera.

Ky është një episod i ri i rëndësishëm në Kanalin e Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Mesdheun, pas rastit të anijes me kontejnerë Ever Given, e cila marsin e kaluar u bllokua për disa ditë, duke shkaktuar një mbingarkesë të 422 anijeve.