Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Infektimet pas vaksinimit, rastet e rënda të rralla, tek të moshuarit dhe të sëmurët

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 11:37 | Bota
Infektimet pas vaksinimit, rastet e rënda të rralla, tek të

Keqinformim dhe frikë, po përhapet në popullsi lidhur me ato që janë quajtur raste depërtuese të Covid-19, apo infektimi i personave të vaksinuar.

“Shkenca tregon se vaksina jo domosdoshëmërisht të mbron. Nuk po mbron shumë njerëz.”

Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Të dhënat në SHBA, tregojnë se ata që shumë rrallë preken rëndë nga covid-19 pas vaksinimit, jane kryesisht të moshuar, 73 vjeç mesatarisht, dhe vuajnë nga një sërë sëmundjesh të tjera, si diabeti apo zemra. Sipas CDC, të pavaksinuarit kanë 17 herë më shumë gjasë të hospitalizohen, se sa atë që kanë marrë dy dozat. 

“Duhet të kuptojmë se njerëzit që shtrohen në spital, njerëzit që vuajnë simptomat më të rënda, janë të pavaksinuarit.”, thotë Dr.Edith Bracho-Sanchez.

Në kontenë e Miami_Dade, Florida, 13 pjesëtarë të pavaksinuar të stafit të një shkolle kanë vdekur që prej mesit të gushtit. Më shumë se 60% e amerikanëve e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Numri i vdekjeve ditore vijon të rritet me rreth 2200 jetë të humbura, në 24 orët e fundit.

Por niveli i infektimeve të reja ka rënë me 4 për qind që prej javës së kaluar. Por në nivel rajonal, Kentaki përjetoi javën më të keqe që prej fillimit të pandemisë me mbi 30 mijë infektime të reja.

 “Kemi thirrur ekipet e agjencisë federale të emergjencave dhe gardën kombëtare. Kemi dërguar studentë të infermierisë në të gjitha shtetet. Do ta kishim shmangur këtë nëse të gjithë do të ishin vaksinuar’’, shprehet guvernatori i Kentucky.

Ndërsa viti i ri shkollor po fillon në të gjithë vendin, më shumë se çereku i të gjitha rasteve të reja po shënohen te fëmijët. Një fakt pozitiv është se më pak se 2 për qind e rasteve pediatrike përfundojnë në spital. Megjithatë, aktualisht numërohen rreth 100 mijë pacintë të hospitalizuar, nga të gjitha moshat, shumica e të cilëve luftojnë për jetën. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë