Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Infermierja krijon abazhurë me flakonët e përdorur të vaksinave

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 16:45 | Lifestyle

Një infermiere amerikane ka përdorur rreth 400 flakonë të përdorur të vaksinave Moderna për të krijuar një abazhur fantastik.

Ajo e postoi në rrjetet sociale kryeveprën e saj dhe menjëherë u bë viral, duke marrë qindra mijëra pëlqime dhe komente pozitive, por nuk kanë munguar ata që e kanë konsideruar “foto të neveritshme”.

Laura Weiss tha për “The Post” se kjo foto shihet ndryshe nga ata që janë vaksinuar dhe ata që nuk duan të vaksinohen.

“Flakonët do të hidheshin dhe unë mendova që ishin shumë të bukur për në plehra, kështu që vendosa të bëja diçka me to. Doja të nderoja ata që kanë punuar shumë gjatë kohës së pandemisë dhe kanë shpëtuar jetë”, tregon infermierja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë