Ishte në 9 mijë metra lartësi, avioni me kombëtaren gjermane bën ulje të detyruar

avioni kombetarja gjermane ulje emergjente 1100x620

Gjermania shënoi fitoren e radhës mbrëmjen e së mërkurës në eliminatoret e Kupës së Botës duke triumfuar 0-4 në Islandë, por futbollistët janë përballur me një situatë frike në orët e para të së enjtes teksa do të ktheheshin në Gjermani.

Aeroplani me skuadrën gjermane në bord është përballur me vështirësi gjatë fluturimit kur ishte gati në 9 mijë metra lartësi dhe u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë.

Pasi piloti njoftoi për ulje emergjente u deshën rreth 20 minuta që avioni të prekte pistën në aeroportin e Edinburgut në mënyrë të sigurt.

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet që shkaktuan dramën në bordin e avionit janë ende të paqarta.