Jennifer Lawrence, së shpejti nënë për herë të parë

Aktorja amerikane, Jennifer Lawrence, dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti është fotografuar në Manhattan, duke bërë gjithçka nga karroca deri te veshjet e bebes.

Jennifer dhe Cooke Maroney, drejtor i galerisë së arteve Gladstone në New York, u njohën në vitin 2018 dhe e zyrtarizuan dashurinë në shkurt të vitit 2019. Në një intervistë për podkastin “NAKED with Catt Sadler” në qershor 2019, Lawrence tha:

“Sapo e takova Cooke, doja të martohesha me të. Ne donim të martoheshim me njëri-tjetrin. Donim të angazhoheshim plotësisht. Ai është shoku im më i mirë, kështu që dua ta lidh ligjërisht me mua përgjithmonë.”

Këtë javë u publikua edhe traileri i parë për filmin e ri të Lawrence, “Don’t Look Up, me Leonardo DiCaprio dhe Meryl Streep nga regjisori Adam McKay.