Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ligji i ri në Itali, tashmë mund të kultivosh kanabis në shtëpi

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 12:00 | Bota
Ligji i ri në Itali, tashmë mund të kultivosh kanabis në

Italia ka hedhur një hap të ri në lidhje me legjislacionin që lidhet me përdorimin e kanabisit dhe trafikut të kësaj bime narkotike.

Komisioni i Drejtësisë në Dhomën e Ulët të Parlamentit sapo miratoi reformën që lejon përdoruesit e kanabisit të kultivojnë një sasi të vogël bimësh narkotike në shtëpinë e tyre.

Kështu, sipas kësaj reforme, hiqen dënimet për këdo që kultivon deri në 4 bimë kanabis sativa në shtëpinë e tij.

Megjithatë, ligji i ri forcon dënimet për krimet që lidhen me trafikun e kanabisit, duke e çuar penalitetin maksimal deri në 10 vjet burg.

Reforma e prezantuar nga deputeti Riccardo Magi e bën Italinë një nga të parat vende në Europë që dekriminalizon kultivimin e kanabisit në shtëpi për përdorim personal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë