Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel. Vendimi merret më 22 shtator

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 12:23 | Kronikë
Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel.

Vendimi për ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, do të jepet më 22 shtator.

Llalla kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg.

Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.

https://a2news.com/2021/05/20/denohet-me-2-vite-burg-ish-prokurori-i-pergjithshem-adriatik-llalla/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Dita jonë