Mbytet kapiteni i peshkarexhës në Durrës

Mbytet kapiteni i peshkarexhes ne Durres 1100x620
Foto iluestruese

Kapiteni i një peshkarexhe, e cila ndodhej në det për peshkim, është mbytur në këtë të enjte në Durrës.

Sipas policisë, 49-vjeçari, i identifikuar si A.K., dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

“Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Por po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia.