Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, zbardhen çështjet që do të diskutohen

merkelcrop 1600x900 2 1100x620

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator, ku të mbledhë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim të fundit të ambasadës gjermane në Tiranë janë bërë publike edhe temat të cilat pritet të diskutohen në takime.

“Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasshme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës,  Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, mbyllet njoftimi i ambasadës gjermane.