Një tmerr i vërtetë, burrit i hyn gjarpri në rroba ndërsa flinte

Një moment i tmerrshëm që askush nuk do të donte ta provonte. Një burrë u ngrit i lebetitur nga gjumi, pasi një gjarpër kobra hyri në rrobat e tij.

Jai Upadhyay ishte në gjumë të thellë në dyshemenë e një tempulli në Indinë veriore kur kamerat e sigurisë regjistruan kobrën indiane që lëvizte në dysheme.

Gjarpri iu afrua Xhait, që flinte në një rrogoz me shirita në tempullin në Banswara në Rajasthan dhe rrëshqiti pa zhurmë nën batanije. Pas disa sekondash ai e ndjeu dhe me një lëvizje të rrufeshme arriti të largohej.