Noka pas mbledhjes së kryesisë së PD: Përjashtimi i Berishës është mohim i PD-së. Vendim personal i Bashës

Noka pas mbledhjes së kryesisë së PD: Përjashtimi i Berishës është mohim i PD-së. Vendim personal i Bashës
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka reaguar Flamur noka, i cili ëhstë shprehur edhe në mbledhje kundër vendimit të Lulzim Bashës për përjashtim përkohësisht të Sali Berishës nga grupi i PD-së. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Noka e ka konsideruar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës si një mohim të Partisë Demokratike dhe i arritjeve të saj. Sipas Nokës, vendimi i sotëm i Lulzim Bashës është tërësisht personal.
“Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Sali Berisha themeloi Partinë Demokratike, u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane. Mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik për shqipatrët. Në lidhje me vendimin, Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”- deklaroi Noka.