Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Parashikimi i motit: 9 shtator 2021

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 07:19 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 9 shtator 2021

Vijon e njëjta tablo e motit me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Po ashtu, priten shira të dobët dhe afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit ku zonat lindore nga Librazhdi, deri poshtë në hyrjen e lumit Vjosa në territorin shqiptar sërish priten rrebeshe të izoluara.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë gjatë mëngjesit, por një rënie me 1-2°C sjell mesdita, më i ndjeshëm ky freskim i motit në zonat malore ku maksimumi zbret në 23°C, ndërsa ulet në 28°C vlera maksimale në zonat perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me një forcim deri mesatar gjatë mesditës, drejtimi i erës do të jetë veriperëndimor duke bërë që në bregdet të vijojë dallgëzimi deri 2 ballë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani