Po rregullonte çatinë e një shtëpie, humb jetën 66-vjeçari

Untitled collage 2021 09 09T125714.251 1100x620

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Skënderbeg” të Lezhë, ku një 66-vjeçar humbi jetën pasi ra nga një lartësi e madhe.

Mësohet se 66-vjeçari P.N. ishte duke punuar për riparimin e një çatie të një banese, përpara se të binte prej aty dhe të merrte plagë të rënda.

Për këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht dhe pronarin e banesës Gj.D., 64 vjeç për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.