Rinis Check-Up, pas një viti e gjysmë pezullim, rikthehet kontrolli mjekësor bazë

Pas  një vit e gjysmë pezullim nga pandemia e koronavirusit, rikthehet kontrolli mjekësor bazë i njohur ndryshe si Check Up.

Nga 1 shtatori, ky shërbim ka nisur të funksionojë pranë çdo qendre shëndetësore për grupmoshat 35- 70 vjeç.

Në javën e parë, më të interesuarit për kryerje kontrollit janë qytetarët të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe sot thonë se vuajnë ende pasojat e tij.

Sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, diabeti dhe problemet e shëndetit mendor dominojnë te personat që kryejnë kontrollin bazë.

Pas një viti e gjysmë mungese, të tjerë qytetarë kanë nisur planifikimet për check-up-in.

Për të kryer check–up, qytetarët më parë duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes për të planifikuar analizat përkatëse.