Rinisin xhirimet e “Mission Impossible 7”, Tom Cruise hidhet 4 herë me parashutë

Tom Cruise rinisi xhirimet e filmit “Mission Impossible 7” ditën e enjte, me një skenë spektakolare që si gjithmonë, e realizon pa ndihmën e dublantëve.

59-vjeçari u hodh plot 4 herë me parashutë, në mënyrë që regjisori Christopher McQuarrie të kapte skenën perfekte.

Muaj më parë, Tom Cruise ka xhiruar një skenë sipër një treni që lëvizte me shpejtësi.