Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës: Kompanitë importuese bashkërenduan sjelljen, do të monitorohen për 1 vit

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 14:50 | Aktualitet
Rritja e çmimit të miellit, Autoriteti i Konkurrencës:

Autoriteti i Konkurrencës thotë se pas hetimit ndaj kompanive importuese ka dalë në përfundimin se kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, “bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal”.

https://a2news.com/2021/09/08/beteja-per-buken-sasi-te-pamjaftueshme-gruri-perballe-tokave-te-mbetura-djerre/

Autoriteti i Konkurrencës thotë se kompanitë në fjalë kanë detyrim që:

1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;

2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;

3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;

4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

“Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse”, thotë Autoriteti i Konkurrencës.

Pak ditë më parë, çmimi i bukës në vend pësoi një rritje me 10 lekë. Rritja me 14% erdhi si reaksion zinxhir që nis nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi. Importuesit thonë se çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun.

https://a2news.com/2021/09/07/shtrenjtohet-buka-cmimi-rritet-me-10-leke-nga-disa-furra-shkak-mungesa-e-grurit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani