Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sërish protesta në Afganistan, burrat dhe gratë sfidojnë urdhrin e talebanëve

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 14:55 | Bota
Sërish protesta në Afganistan, burrat dhe gratë sfidojnë

Nuk kanë të ndalur protestat në Afganistan. Qytetarët dolën në rrugë në zona të ndryshme të vendit në kërkim të më shumë lirive dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, duke sfiduar kështu urdhrin e talebanëve për të qëndruar në shtëpi dhe në heshtje.

Shumë protestues u grumbulluan pranë ambasadës së Pakistanit në Kabul dhe militantët qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe shpërndarë ata. Skena të ngjashme u raportuan në provincën Parwan dhe atë Nimruz. Ka pasur edhe raportime për dhunë të tepruar, kryesisht ndaj dy gazetarëve që po mbulonin protestën e grave pranë një stacioni policie.

Talebanët kanë ndaluar manifestimet që nuk janë të autorizuara nga ministria e drejtësisë. Në protestat e fundit, afganët thërrisnin dhe kishin slogane të tilla si “Ne kërkojmë liri!”, “Armët nuk na e mbyllin gojën” dhe “Vdekje Pakistanit dhe Amerikës”.

Në zona të ndryshme pati edhe manifestime nga vetëm gra, që kundërshtojnë qeverinë e re të përkohshme të talebanëve të përbërë nga vetëm burra. Gjithashtu, kërkojnë një rol në ekzekutivin e ri, vende pune, edukim dhe liri për të dalë jashtë shtëpisë pa nevojën e shoqërimit nga një burrë.

Ndërkohë, në Herat, një video e siguruar nga CNN shfaq talebanët teksa bëjnë një paradë me automjete ushtarake. Ato besohet se janë përdorur më përpara nga forcat afgane dhe dhuruar nga ushtritë ndërkombëtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë