Shiu i dy muajve bie në tri orë, përmbytet qyteti francez

Përditësuar më: 9/9/2021, ora 09:22

Shiu i dy muajve bie në tri orë, përmbytet qyteti francez

Përditësuar më: 9/9/2021, ora 09:22

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në juglindje të Francës.

Situata më problematike është regjistruar në rajonin e Agen, ku sipas raportimeve, reshjet e dy muajve kanë rënë brenda 3 orësh duke përmbytur qytetin.

Ujërat kanë dalë në rrugë dhe dhjetëra njerëz kanë kërkuar ndihmë, pasi e kanë gjetur veten të papërgatitur dhe janë bllokuar në makina e shtëpi.

Momentalisht, nuk raportohen viktimat, por dëmet materiale vlerësohen të mëdha.