Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tjetër humbje me Juventusin në Champions, por përballë Andrea Agnellit vajzat e Vllaznisë dalin me kokën lart

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 23:06 | Futboll

Një tjetër humbje, me rezultat minimal, për Vllazninë e femrave që del gjithsesi me kokë të lartë në kualifikimet e Champions League kundër një ekipi favorit si Juventusi.

Italianet mposhtën shqiptaret me rezultatin 1-0 në Torino, falë golit të Staskova në pjesën e parë. Shkodranet, që ishin mundur edhe në Shqipëri me rezultatin 0-2,  edhe pse luajtën në mënyrë të qartë nuk rrezikuan portën e Juventusit, që kualifikohet kështu për herë të parë në grupet e Women Champions League.

Një arritje e vlerësuar shumë nga ekipi, aq sa të pranishëm ishin edhe presidenti Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe drejtuesit e tjerë që jemi mësuar të shohim në Allianz Stadium të Torinos.

Ndërkohë, për shqiptaret përballja me Juventusin ishte një eksperiencë tejet e mirë dhe e vlefshme për edicionin e vitit të ardhshëm, si dhe një mundësi për futbollistet për t’u pikasur në tregun ndërkombëtar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani