Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tragjedia në Tetovë, shpallen 3 ditë zie

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 12:49 | Ballkani
Tragjedia në Tetovë, shpallen 3 ditë zie

Komuna e Tetovës ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e mbrëmjes së të mërkurës ku si pasojë e një shpërthimi në një spital Covid humbën jetën 14 pacientë që merrnin aty shërbim të specializuar.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Komunës, pasi shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjarët e viktimave, premtoi ndihmë për ta për ta tejkaluar këtë situatë.

Nga të dhënat e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se në momentin e shpërthimit, në spital kanë qenë të pranishëm 26 pacientë, 12 prej të cilëve shpëtuan.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani