“Vaksinimi i Kamala Harris ishte i rremë”, ndjekësit akuzojnë zv.presidenten amerikane

AFP 8XW62T 1609264228224 1609264246994 1100x620

Shumë përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se vaksinimi i Kamala Harris më 28 dhjetor 2020 ishte i rremë.

Videoja është rikthyer në vëmendje së fundmi, me komente shoqëruese si: “False”, “Kjo është e rremë”, “Nuk ka asnjë reagim prej saj”, “Nuk pashë asnjë gjilpërë”, etj.

Zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara u vaksinua në transmetim të drejtpërdrejtë, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut lidhur me vaksinat.

Sipas raporteve zyrtare, ajo mori vaksinën Moderna Inc në një qendër mjekësore në Uashington.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, janë pretendimet ato që duken të rreme sepse në video tregohet se Harris është vaksinuar në të vërtetë. Këtë e provojnë, edhe foto të shkrepura më afër.