Vendimi ndaj Berishës, reagon Topalli: Demokratë, përjashtoni Bashën nga PD, më kujton Enverin

Publikuar më: 9/9/2021, ora 21:21
topalli  1024x576

Vendimi ndaj Berishës, reagon Topalli: Demokratë, përjashtoni Bashën nga PD, më kujton Enverin

Publikuar më: 9/9/2021, ora 21:21

Ish-kreu i Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar menjëherë pas vendimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për të përjashtuar përkohësisht liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, për shkak të shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.     

Sipas Topallit, që kundërshton vendimin e marrë nga Basha, është kreu i PD-së  që duhet përjashtuar nga partia.

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!Lulzim Basha ka…

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Thursday, September 9, 2021

“Sonte me kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën! Demokratë përjashtoni Lulzim Bashën nga Partia Demokratike! Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike. Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tiranë ai ka patur vetëm një qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, përmes karriges politike”, deklaroi përmes një postimi në Facebook Topalli.