Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Virusi nuk po kursen as fëmijët e vegjël”, drejtuesi i QSUK për A2 CNN: Po përjetojmë një valë të rëndë

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 14:05 | Kosova
“Virusi nuk po kursen as fëmijët e vegjël”, drejtuesi

“Po përjetojmë një valë të rëndë të pandemisë. Sot 78 pacientë janë në gjendje të rëndë të shtruar në spital. Mendojmë se variant Delta ka fituar shumë sa i përket mundësisë që përhapet. Kjo valë po përcillet edhe me prekje të grupmoshat e reja, madje duke mos kursyer edhe fëmijët e vegjël, madje kemi pasur humbje edhe jete te gratë shtatzëna”.

Kështu u shpreh Valbon Krasniqi, drejtues i përgjithshëm i QSUK, në intervistën e marrë nga gazetari i A2 CNN, Armend Pire, teksa foli për situatën e pandemisë në Kosovë.

Krasniqi thekson se në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës janë trajtuar edhe qytetarë nga Shqipëria. Madje, ai tregon se aktualisht janë duke marrë ndihmë mjekësore.

“Sa i përket pacientëve nga Shqipëria, ne kemi trajtuar kryesisht pacientë në spitalin e Prizrenit dhe të Gjakovës. Sot, kemi 8 pacientë që po merr trajtim në këto dy spitale, njëri prej tyre po merr trajtim në spitalin e Prizrenit dhe 7 qytetarë të tjerë në Gjakovë”.

https://a2news.com/2021/09/09/vaksinimi-ndaj-covid-19-kosova-aplikon-dozen-e-trete-duke-nisur-nga-viti-2022/
https://a2news.com/2021/09/08/24-viktima-dhe-mbi-1-mije-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani