Vlorë, zjarr në lagjen “24 Maji”, dëme të mëdha materiale

Vlore flake zjarrfikese 1100x620

Një banesë përfshihet nga flakët në lagjen” 24 Maji”,  në Vlorë pranë zonës të njohur si tek pallatet e Gorishtit.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz, por dëmet materiale vlerësohen të jenë të shumta. Pronarët e banesës kanë qenë jashtë në momentet që kanë rënë flakët. Paraprakisht  dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Ndërkohë, dy zjarrfikëse dhe policia e qarkut kanë shkuar në vendngjarje.