Vrasja e zyrtarëve të PDK, Kurti: Organet e rendit të zbardhin sa më parë ngjarjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Pejë.

Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe ka kërkuar nga organet e rendit që të zbardhin sa më parë ngjarjen.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes, kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish-kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, u shpreh Kurti.