Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zbulohet data se kur mund të kthehet Eriksen në stërvitje

Nga A2 CNN
9 Shtator 2021, 15:25 | Futboll
Zbulohet data se kur mund të kthehet Eriksen në stërvitje

Christian Eriksen shokoi botën e futbollit në datën 12 qershor, në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, e vlefshme për Kampionatin Evropian. Në minutën e 43-të, mesfushori i Interit humbi ndjenjat kur po kontrollonte një top që erdhi nga rivënia anësore.

Mjekët arritën që ta rikthenin në jetë dhe në spital u mësua se danezi kishte patur një atak kardiak.

https://a2news.com/2021/06/12/panik-ne-ndeshjen-danimarke-finlande-eriksen-humb-ndjenjat-ne-fushe/

6 ditë më pas, Eriksenit iu vendos një defribilator në zemër dhe doli nga spitali, me pikëpyetjen e madhe nëse do të kthehej të luante futboll.

Sot, “La Gazzetta dello Sport” publikon se futbollisti i Interit, i cili ndodhet në Milano aktualisht, do t’i nënshtrohet një vizite mjekësore që do të përcaktojë nëse do të kthehet në fushat e blerta. Nëse vizita do të shkojë mirë, Eriksen do të nisë stërvitjen brenda muajit me kombëtaren e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë